FC Ferizaj ka zyrtarizuar huazimin e sulmuesit nigerian Ade Oguns, i cili vjen nga skuadra belge KAS Eupen deri në fund të sezonit aktual të Superligës së Kosovës.
Oguns, i njohur edhe me nofkën Wedingo, ka eksperiencë ndërkombëtare duke luajtur më parë për Caracas FC në Venezuelë dhe për klubin e njohur Wydad AC në Marok, dhe pritet të forcojë repartin ofensiv të Ferizajt




