Gjatë vizitës së tij në Washington D.C., ku mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë, ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, zhvilloi një takim me deputetin ukrainas Dmytro Razumkov, ish-kryetar i Parlamentit të Ukrainës.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës, duke theksuar rolin kyç të diplomacisë për të ardhmen e përbashkët.
Ai nënvizoi se forcimi i marrëdhënieve diplomatike mbetet prioritet për vendet dhe popujt tanë.
Gjithashtu, gjatë qëndrimit në Washington, Hoxhaj mbajti një fjalim në Kongresin Amerikan, ku kërkoi hapjen e rrugës për anëtarësimin e Kosovës në NATO.




