Ejup Maqedonci njofton se sot, së bashku me ministrin Pirro Vengu, kanë takuar ushtarakët shqiptarë dhe kosovarë të angazhuar në kërkimet për trupin e 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit.
Forcat e Sigurisë së Kosovës, që nga 29 janari, janë në terren me njësinë e kërkim-shpëtimit, duke përdorur personel të specializuar, skanerë dhe dronë nënujore.
Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli mbetet i përkushtuar në krye të detyrës.




