Papa Leoni XIV ka pritur sot në audiencë kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Vatikan. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore, ku u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë.
Pas audiencës me Papën, Rama u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, si dhe me imzot Paul Richard Gallagher.
Gjatë bisedimeve u diskutuan tema me interes të përbashkët, përfshirë raportet mes bashkësisë kishtare dhe asaj civile, situata në Ballkanin Perëndimor dhe procesi i integrimit evropian të Shqipërisë.
Kryeministri Rama ndodhet në Vatikan në një vizitë zyrtare, i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, djali i tyre dhe delegacioni përkatës.
Vizita përfshin edhe ndalesa në ambiente të rëndësishme të Vatikanit, si dhe homazhe në vendvarrimin e Papa Françeskut në bazilikën Santa Maria Maggiore.




