Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Kosova është e gatshme për investime serioze dhe projekte të mëdha infrastrukturore, duke theksuar stabilitetin institucional dhe orientimin evropian si faktorë kyç për zhvillimin e biznesit.
Duke folur në “Ditën e Biznesit Francez” në Prishtinë, Kurti vuri në pah uljen e burokracisë dhe përmirësimin e klimës së të bërit biznes, me synim që kompanitë të fokusohen në prodhim dhe eksport.
Ambasadori francez, Olivier Guérot, theksoi se interesi i kompanive franceze dëshmon atraktivitetin e Kosovës dhe marrëdhëniet e forta mes dy vendeve.




