Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt, dhe Hajredin Kuçit për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë fillon më 27 shkurt 2026.
Mbrojtja e Thaçit, e përfaqësuar nga avokatia Sophie Menegon, ka njoftuar se nuk do të japë deklaratë hyrëse në fillim të gjykimit, por e rezervon të drejtën për ta bërë pas përfundimit të çështjes nga Prokuroria dhe para hapjes së çështjes mbrojtëse.
Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori 2020, dhe po gjykohet për krime lufte dhe pengim të administratës së drejtësisë.
Po ashtu, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, dhe Isni Kilaj u arrestuan në dhjetor 2024 dhe u transferuan në Hagë për t’u gjykuar për të njëjtën çështje. Hajredin Kuçi iu dorëzua aktakuza në dhjetor 2024.
Aktakuza përfshin akuza për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.




