Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një pasdite të veçantë me gra lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Osmani theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe shkojnë përtej miqësisë tradicionale, duke ofruar hapësirë të gjerë për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit.
Sipas saj, bashkëpunimi mes dy vendeve mund të thellohet veçanërisht në fushat e kulturës, krijimtarisë, artit dhe inovacionit, në dobi të zhvillimit dhe lidhjes së mëtejme mes shoqërive respektive.




