Policia e Kosovës në Vushtrri ka realizuar kontrolle policore në gjashtë shkolla të mesme dhe fillore në territorin e komunës, me qëllim parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e sigurisë në ambientet shkollore.
Kontrollet janë zhvilluar me urdhëresë të gjykatës kompetente. Gjatë tyre, në katër raste të ndara te nxënës të ndryshëm janë gjetur dhe sekuestruar mjete të kundërligjshme: një boks hekuri dhe tri mjete të mprehta (thika).
Në koordinim me institucionet përkatëse janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore. Policia ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete parandaluese për të garantuar sigurinë në shkolla dhe ruajtjen e rendit e qetësisë publike.




