Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes u takua me Kryeministrin e Mbretërisë së Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini.
Në takim, Osmani shprehu mirënjohjen për njohjen e hershme të pavarësisë së Kosovës nga Eswatini dhe gatishmërinë për të avancuar marrëveshje në fusha konkrete me interes të përbashkët. Po ashtu, u diskutua për bashkëpunim më të ngushtë në forumet multilaterale.
Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës ndaj partneriteteve të bazuara në respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim.




