Më 03.02.2026, në Leposaviq është raportuar një rast mashtrimi, ku një person dyshohet se është mashtruar nga shoku i tij, i cili me pretekst të rremë ka siguruar kartelën bankare të tij dhe ka tërhequr 600 euro pa dijeninë e tij.
I dyshuari D.S. (2003) është intervistuar nga Policia dhe më pas është liruar me urdhër të Prokurorit të Shtetit, por do të hetohet për veprën penale “Mashtrim”.
Policia apelon tek qytetarët të jenë të kujdesshëm me informacionet dhe kartelat bankare.




