Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, theksoi se Kosova po fokusohet në investime në energji të ripërtëritshme , ngrohje qendrore , bashkëpunim rajonal dhe eficiencë energjetike.
Rizvanolli vuri në dukje ankandin e parë të energjisë nga era, ku një kompani franceze, Aqua Energy, është pjesë e procesit . Shtyllat kryesore synojnë rritjen e besimit të investitorëve dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së sistemit energjetik.
Eficienca energjetike është fokus për kursimin e energjisë dhe uljen e intensitetit energjetik, që aktualisht është dy herë më i lartë se mesatarja e BE-së .
Bashkëpunimi rajonal do të ndihmojë integrimin e burimeve të ripërtëritshme dhe stabilitetin e rrjetit.




