Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Korçës, me epiqendër në Greqi, pranë Kosturit. Lëkundjet u ndjenë në Hoçisht, Bilisht dhe Korçë. Pas orës 23:00 u shënua edhe një tjetër lëkundje me magnitudë 3.7 ballë.
Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, deri më tani nuk raportohen dëme materiale, ndërsa situata po monitorohet.




