Tensioni i lartë i gjakut është një problem i shpeshtë shëndetësor që, nëse nuk menaxhohet siç duhet, mund të çojë në sëmundje serioze si problemet kardiovaskulare, diabeti apo dëmtimi i veshkave. Krahas terapisë me barna, disa metoda natyrale mund të ndihmojnë në kontrollin e tij.
Një nga to është konsumimi i lëngut të limonit në ujë çdo mëngjes esëll, i cili ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të enëve të gjakut. Hudhra e freskët, e konsumuar e gjallë, ndikon në zgjerimin e enëve të gjakut dhe rregullimin e tensionit falë përbërësve të saj aktivë.
Po ashtu, përzierja e uthullës së mollës me ujë dhe një sasi të vogël sode buke mund të ndihmojë qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit, falë mineraleve që përmban. Këto kura natyrale mund të jenë mbështetje e dobishme në ruajtjen e shëndetit të zemrës.




