Prokuroria ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orësh për 22 nga 24 kryetarët e ekipeve të numërimit në Gjakovë, të dyshuar për falsifikim të rezultatit zgjedhor në këtë komunë.
Të dyshuarit janë intervistuar në stacionin policor, ndërsa Prokuroria Themelore pritet të kërkojë edhe paraburgim ose masa të tjera sigurie.
Ky hetim lidhet me procesin e 28 dhjetorit, i cili konsiderohet ndër më të kompromentuarit, pasi rinumërimi i pjesshëm i votave kishte nxjerrë mospërputhje të shumta në rezultatin për deputetë, duke detyruar KQZ-në të urdhëronte rinumërim të plotë.




