Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar se roli i Kosovës shkon përtej sigurisë së brendshme dhe mund të kontribuojë në sigurinë evropiane.
Në një videoadresim nga selia e NATO-s në Bruksel, ai tha se Britania do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në përmbushjen e standardeve të aleancës dhe në zhvillimin e kapaciteteve të saj të sigurisë.
Hargreaves shtoi se Kosova duhet të forcojë institucionet demokratike, të ruajë karakterin multi-etnik dhe të përmbushë kriteret që NATO kërkon nga çdo anëtar potencial, duke e përgatitur vendin për rol partneri edhe në rajone të tjera të Evropës.




