Xhiroja e 19-të e Procredit Superligës nis të shtunën me përballjen ndërmjet Borës dhe kampionës aktuale Trepçës, e cila vjen pas dhjetë fitoreve radhazi. Në të njëjtën ditë, Golden Eagle Ylli në Suharekë pret Bashkimin e Prizrenit, duke premtuar një duel të fortë pas përforcimeve të fundit të të dyja ekipeve.
E diela sjell klasiken kosovare Pejë – Sigal Prishtina në palestrën “Karagaçi”, ndërsa Rahoveci pret Vëllaznimin në “Mizair Isma” në një duel vendimtar për mbijetesën dhe fazën playoff.




