Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese (DhSGjK) ka refuzuar sërish ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili po gjykohet në Hagë, për pretendime mbi shkelje të të drejtave të tij lidhur me caktimin e gjyqtarëve në çështjen gjyqësore për administrimin e drejtësisë.
Sipas vendimit të marrë më 5 shkurt, Dhoma konstatoi se disa nga ankesat ishin të parakohshme dhe të tjera të pabaza, duke e shpallur kërkesën e Thaçit të papranueshme bazuar në rregulloren e punës së DhSGjK-së.
Thaçi kishte pretenduar se kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, kishte caktuar të njëjtin gjyqtar për të aprovuar përgjimet speciale dhe për të konfirmuar aktakuzën ndaj tij, si dhe për vendime të tjera në të njëjtin rast.
Ankesa e mëparshme për ligjshmërinë e përgjimeve ishte refuzuar nga Kushtetuesja në dhjetor 2024.




