Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot në Mëngjesin Kombëtar të Lutjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në praninë e Presidentit Donald J. Trump dhe përfaqësuesve nga mbarë bota.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka theksuar se aleanca me SHBA-në mbetet interes jetik për Kosovën, duke e cilësuar këtë ngjarje si moment reflektimi për lidershipin, vlerat demokratike dhe të ardhmen e përbashkët në kohë sfidash globale.




