Analisti politik Arton Muhaxheri ka vlerësuar se protesta kundër shtrenjtimit të energjisë nuk është e organizuar seriozisht dhe vetëm i shërben Qeverisë për të justifikuar vendimin e saj. Ai tha se për një çështje kaq jetike, mobilizimi duhet të jetë i qartë dhe i strukturuar, duke përfshirë edhe partitë opozitare për të arritur ndikim real.
Muhaxheri kritikoi gjithashtu vendin e mbajtjes së protestës, duke theksuar se duhet të zhvillohet para institucioneve qeveritare, jo para KEK-ut, për të adresuar përgjegjësitë e vërteta për rritjen e çmimit të energjisë./EO/




