Ambasada e SHBA-së ka njoftuar se i Ngarkuari me Punë, Josh Peterson, mori pjesë të premten në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Task Forcës së Aviacionit të KFOR-it.
Në këtë ceremoni u shprehën falënderime për komandantin në largim, nënkolonel Snook, dhe Task Forcën Griffin, për shërbimin dhe përkushtimin në ruajtjen e sigurisë në Kosovë.
Po ashtu, u mirëprit komandanti i ri, nënkolonel Bryant, dhe Task Forca Blackjack, të cilët do të mbulojnë përgjegjësitë e aviacionit të KFOR-it, duke kontribuar në stabilitetin e Kosovës dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor.




