Drejtoria e Bujqësisë në Rahovec ka nisur vaksinimin dhe kontrollin rutinor të bagëtive në përgatitje për sezonin pranveror.
Fillimisht po vaksinohen rreth 2,500 krerë bagëti të trasha me vaksinën Cubolac, e cila parandalon sëmundje klostridiale të rrezikshme si enterotoksemia, tetanosi, gangrena gazore dhe hemoglobinuria bacilare.
Pas përfundimit të vaksinimit të bagëtive të trasha, do të vazhdohet edhe me bagëtitë e imta.
Autoritetet bëjnë thirrje që fermerët të bashkëpunojnë me shërbimet veterinare për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe përgatitjen e tyre për sezonin e prodhimit.




