Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, ka deklaruar se ish-presidenti amerikan Donald Trump e meriton Çmimin Nobel për Paqen, duke vlerësuar rolin e tij në proceset paqësore, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor.
Në një intervistë për Newsweek, Osmani tha se do ta mbështeste një nominim të tillë, duke theksuar se Kosova e vlerëson kontributin e Trumpit bazuar në përvojën e drejtpërdrejtë.
Ajo e përshkroi angazhimin e tij si të rëndësishëm për stabilitetin rajonal, pavarësisht debateve ndërkombëtare që e shoqërojnë figurën e tij.
Duke folur nga Samiti i Qeverive Botërore në Dubai, Osmani theksoi lidhjen e fortë të Kosovës me SHBA-në dhe mirënjohjen për mbështetjen amerikane në momentet kyçe për vendin.




