Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Vanuatus, Marc Ati.
Gjatë takimit, Osmani bëri të ditur se u shkëmbyen pikëpamje lidhur me zhvillimet aktuale globale, si dhe u diskutuan mundësi konkrete për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.
Presidentja theksoi se Kosova po vazhdon të zgjerojë dhe forcojë rrjetin e saj të partnerëve ndërkombëtarë, duke ndërtuar marrëdhënie diplomatike edhe me vende nga rajone të ndryshme të botës, në funksion të interesave të saj shtetërore dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar.




