Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe “Përpjekja”, kanë paralajmëruar protestë sot në ora 13:00 kundër rritjes së mundshme të çmimit të energjisë elektrike.
Protesta do të nisë pranë ndërtesës së KEDS dhe do të përfundojë para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për ndaljen e shtrenjtimit të energjisë dhe mbrojtjen e interesit publik.




