Shishet plastike përdoren gjerësisht për ujë dhe qumësht, por ripërdorimi i tyre i zgjatur mund të rrezikojë shëndetin. Këto shishe përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që mund të lëshohet në ujë dhe shërben si strehë për bakteret, veçanërisht në grykën e shishes, ku pas përdorimit mbeten lagështi dhe papastërti.
Ekspertët rekomandojnë të mos ripërdoret shishja plastike më shumë se një herë, veçanërisht kur është ekspozuar në diell ose ngrohet. Zëvendësimi me shishe qelqi është më i sigurt për shëndetin dhe më miqësor ndaj mjedisit.




