Avokati Arianit Koci ka njoftuar se dje rreth orës 11:00, gjatë kalimit transit nëpër Serbi, është ndaluar dhe arrestuar nga policia serbe shtetasi i Kosovës, Mit’hat Llozhani.
Koci ka theksuar se raste të tilla po përsëriten dhe po krijojnë pasiguri për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë përmes Serbisë, duke kërkuar reagim institucional dhe ndërmjetësim ndërkombëtar.
Ai ka shtuar se mbrojtja e qytetarëve nuk mund të mbetet vetëm në nivel individual, por është përgjegjësi e shtetit.




