Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar takime me liderë ndërkombëtarë gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes, duke përfshirë Kryeministrin e Çadit, Allamaye Halina, si dhe Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Gjatë këtyre takimeve u diskutua mbi forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe përkushtimi i përbashkët për adresimin e sfidave globale, duke përfshirë projekte zhvillimore dhe bashkëpunim ndërkombëtar.




