Xhudistja shqiptare, Distria Krasniqi, kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Parisit në kategorinë deri në 52 kg.
Ajo fitoi fillimisht ndaj francezes Alicia Marques, më pas mposhti brazilianen Larissa Pimenta në çerekfinale për të siguruar vendin në gjysmëfinale.
Nga ana tjetër, Fationa Kasapi u ndal në çerekfinale nga gjermania Mascha Ballhaus pas dy fitoreve, ndërsa do të luftojë për medaljen e bronztë përmes repasazhit kundër Seyun Yang nga Koreja e Jugut.
Erza Muminoviq u ndal në xhiron e dytë nga spanjollia Eva Perez Soler.
Kosova vazhdon të tregojë fuqi në Paris!




