Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) lokalizoi trupin e pajetë të të riut të zhdukur në lumin Mat, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare.
Kontingjenti i specializuar i Kërkim-Shpëtimit nga Regjimenti i Mbrojtjes Civile u angazhua në zonën e Klosit për të kryer operacionin.
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari shprehu ngushëllimet për familjen dhe falënderoi ekipet për profesionalizmin dhe përkushtimin gjatë këtij misioni.
FSK thekson se mbetet e përkushtuar në misionin humanitar dhe bashkëpunimin rajonal, gjithmonë në shërbim të jetës dhe sigurisë së qytetarëve.




