Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit së bashku me Ambasadën e Francës organizuan ngjarjen “Trashëgimia Sportive: nga Parisi 2024 drejt Prishtina 2030”, në kuadër të Ditëve të Biznesit Francez.
Qëllimi ishte ndërveprimi strategjik dhe forcimi i kapaciteteve sportive në Kosovë për organizimin e ngjarjeve të mëdha.
Ngjarja u hap nga Daulina Osmani, zëvendësministre në detyrë e MKRS-së, dhe Olivier Guerot, ambasadori i Francës, të cilët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.
Eksperti francez Gerard Wolf, pjesë e organizimit të Paris 2024, ndau përvoja dhe praktika për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, duke ofruar udhëzime për zhvillim të qëndrueshëm dhe infrastrukturë sportive.




