Ligji i ri për të Huajt në Kroaci për periudhën 2025–2026 sjell ndryshime të rëndësishme për punëtorët nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ndryshimet parashikojnë leje qëndrimi dhe pune deri në tre vjet për kontratat afatgjata, mundësi për ndërrim punëdhënësi pa largim nga vendi dhe barazi në paga dhe kushte pune me qytetarët kroatë.
Për sektorët me mungesë të fuqisë punëtore, si turizmi, ndërtimtaria dhe bujqësia, nuk do të kërkohet domosdoshmërisht kualifikim formal.
Ligji zgjeron edhe EU Blue Card deri në katër vjet, duke përfshirë përvojën profesionale si kriter, dhe vendos kontrolle më të rrepta ndaj punëdhënësve për shkelje të rregullave. Ndryshimet synojnë krijimin e një sistemi më transparent dhe të sigurt për punëtorët e huaj dhe plotësimin e nevojave të tregut të punës në Kroaci.




