Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë në Facebook pamje nga hapja madhështore e Lojërave Olimpike Dimërore Milano–Cortina 2026, ku flamuri i Kosovës u valëvit me krenari.
Ajo ka përgëzuar dy skitarët kosovarë, Kiana Kryeziu dhe Drin Kokaj, për përfaqësimin e vendit me dinjitet, guxim dhe ambicie të mëdha.
“Kosova është me ju, sot, nesër dhe gjithmonë. Ju priftë fati dhe u kthefshi faqebardhë”, ka shkruar Osmani, duke uruar suksese për sportistët kosovarë në këtë ngjarje të madhe sportive ndërkombëtare.




