Faza përfundimtare e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur sot në Hagë dhe ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare.
Reuters raporton se prokurorët ndërkombëtarë kanë kërkuar dënim prej 45 vjetësh për secilin, përfshirë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe tre bashkëakuzarët e tij, ish-komandantë të UÇK-së.
Ata akuzohen për përndjekje, vrasje, torturë dhe zhdukje të detyruara gjatë dhe menjëherë pas konfliktit të vitit 1998–99, që çoi drejt pavarësisë së Kosovës nga Serbia.




