Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një diskutim lidhur me Bordin e Paqes, si dhe për zhvillimet aktuale politike në vend dhe në rajon.
Haradinaj i ka shprehur Presidentes Osmani vlerësimin për pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, e cila është realizuar me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump. Ai ka theksuar se çdo partneritet me SHBA-të, në çdo iniciativë ku Kosova është krah për krah me aleatin e saj strategjik, ka rëndësi të veçantë për vendin.
Në këtë kontekst, Haradinaj ka deklaruar se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e përkrah pa asnjë hezitim këtë angazhim të Kosovës në arenën ndërkombëtare.




