Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetjen e tij për marshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet më 17 shkurt në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Haradinaj ka theksuar se qëndron gjithmonë në të drejtën e luftës për liri dhe ka bërë thirrje që marshuesit të kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë për më shumë se pesë vjet.





