Ish-deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar në prag të nisjes së fjalëve përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke deklaruar se aty po tentohet rishkrimi i historisë së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas Haxhiut, procesi po shoqërohet me shpifje dhe dokumente të fabrikuara nga Serbia, me synim që agresori të paraqitet si viktimë, ndërsa çlirimtarët si fajtorë. Ai ka theksuar se kjo nuk është vetëm një betejë ligjore, por një përballje për drejtësi, të vërtetën e luftës dhe vetë shtetin e Kosovës.
Haxhiu ka bërë thirrje për unitet kombëtar, zë të fuqishëm politik dhe angazhim institucional, duke theksuar se lufta e UÇK-së ishte e drejtë, çlirimtare dhe e mbështetur nga NATO, dhe se kjo e vërtetë nuk duhet të shtrembërohet.




