Drejtori i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka kritikuar kërkesën e Prokurorisë së Dhomave të Specializuara për dënime në bllok prej 45 vjet burgim për ish-udhëheqësit e UÇK-së.
Peci tha se kjo qasje duket më shumë si përpjekje për dënim kolektiv sesa për përgjegjësi individuale, duke theksuar se nuk respekton parimin e përgjegjësisë individuale dhe reflekton një përgatitje të dobët të rastit nga prokuroria.
Ai gjithashtu ka bërë thirrje që Kosova të përshpejtojë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, duke sugjeruar se kjo do të mundësojë që çështja të trajtohet edhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.




