Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas nisjes së fjalëve përfundimtare në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke e cilësuar gjyqin si të padrejtë dhe të bazuar në akuza të fabrikuara.
Ai ka theksuar se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët janë heronj të luftës për liri dhe shtetësi, dhe se vendimi i vetëm i drejtë për ta është shpallja e pafajësisë. Lladrovci ka nënvizuar se drejtësia për ta është e lidhur me themelet e shtetit dhe vlerat euro-atlantike të Kosovës.




