Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas seancës së sotme në Gjykatën Speciale, duke kërkuar liri për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë.
“Drejtësi për të vërtetën, liri për çlirimtarët, dinjitet për historinë e Kosovës. Historia nuk mund të rishkruhet”, ka shkruar Krasniqi, duke theksuar rëndësinë e respektimit të së vërtetës historike të luftës së UÇK-së.




