Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar gjithsej 2,197 tiketa trafiku në mbarë vendin. Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 15 persona, prej të cilëve 9 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Sipas të dhënave policore, në këtë interval kohor janë raportuar edhe 17 aksidente trafiku me persona të lënduar, si dhe 21 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Policia ka apeluar tek drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e komunikacionit, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë.





