Mijëra italianë po punojnë si vullnetarë dhe profesionistë për organizimin e Lojërave Olimpike, por disa grupe protestues kanë ndërhyrë, duke penguar infrastrukturën dhe shkaktuar tension në qytet.
Kryeministrja Giorgia Meloni ka reaguar në rrjetet sociale, duke mbështetur policinë dhe autoritetet lokale dhe duke dënuar pengesat ndaj punës së organizatorëve. Ajo theksoi se disa individë tentuan të pengojnë nisjen e trenave duke prenë kabllot hekurudhore, duke e cilësuar këtë veprim si kriminal dhe dëmtues për imazhin e qytetit dhe vendit.
Incidentet janë raportuar nga mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, duke reflektuar tensionin mes mbështetësve dhe kritikëve të Lojërave Olimpike.




