Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas sulmit ndaj avokatit Kujtim Cakrani, i cili është dhe avokati i ish-presidentit Ilir Meta, duke e cilësuar ngjarjen si një “akt kriminal shtetëror të shëmtuar”.
Berisha tha se Cakrani u godit pa asnjë shkak, vetëm për shkak të detyrës së tij, dhe e ka uruar shërim të shpejtë avokatit. Ai akuzoi qeverinë dhe institucionet për përgjegjësi të drejtpërdrejtë dhe theksoi se drejtësia nuk harron.




