Sot në FFK u mbajt punëtoria për procesin e licencimit të klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve.
U prezantua struktura e re e Departamentit të Licencimit, kriteret dhe afatet, përdorimi i platformës MyFFK, si dhe rëndësia e qëndrueshmërisë mjedisore në futboll.
FFK konfirmon përkushtimin e saj ndaj standardeve të UEFA-s dhe përmirësimit të vazhdueshëm të procesit të licencimit.




