Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka njoftuar se mbështet marshin që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë, në shenjë solidariteti me ish-luftëtarët e Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Sipas BIK, gjyqi ka motive politike dhe synon të dëmtojë vlerat e UÇK-së, e cila konsiderohet simbol i lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
Kryesia njoftoi se hytbeja e xhumasë më 13 shkurt në të gjitha xhamitë do t’i kushtohet Ditës së Pavarësisë, me mesazh mbështetje për luftëtarët e lirisë.
BIK-u gjithashtu fton qytetarët të marrin pjesë në marshin protestues dhe mbështet qëndrimin e udhëheqjes fetare kundër kërkesës për dënim nga Prokuroria e Specializuar.




