Bashkimi Evropian po përgatit disa qasje për të përfshirë anëtarësimin e Ukrainës në një marrëveshje të ardhshme paqeje, raporton Bloomberg. Sipas burimeve, një nga opsionet është ofrimi paraprak i mbrojtjes që vjen me anëtarësimin në BE, si dhe dhënia e menjëhershme e disa të drejtave të anëtarësimit për Kievin.
Po ashtu, BE pritet t’i ofrojë Ukrainës një afat kohor të qartë me hapa konkretë për avancimin e procedurës zyrtare të anëtarësimit. Opsionet e tjera përfshijnë vazhdimin e procesit aktual ose vendosjen e një periudhe kalimtare me anëtarësim gradual.
Një përfaqësues i Komisionit Evropian ka konfirmuar se çështja e anëtarësimit të Ukrainës në BE është pjesë e diskutimeve që lidhen me marrëveshjen e paqes.




