Më 9 shkurt 2026, Policia e Prizrenit-Veri ka arrestuar E.R., 23 vjeç, nga Korisha e Prizrenit, i cili ishte në kërkim për të vuajtur një dënim prej 14 muajsh burg.
Ai ishte dënuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit për veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Pas arrestimit, i dënuari u dërgua fillimisht në stacionin policor dhe më pas në burg për të vuajtur dënimin.




