Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar ndryshimin e lokacionit të parakalimit për shënimin e Ditës së Pavarësisë, më 17 shkurt. Ndryshe nga vitet e kaluara, kur aktiviteti organizohej në sheshet qendrore të Prishtinës, këtë vit parakalimi do të zhvillohet në rrugën “Luan Haradinaj”, në segmentin nga “Qafa” deri te “New Born”.
Ndryshimi i lokacionit është konfirmuar nga përfaqësues të FSK-së, ndërsa parakalimi është pjesë e programit zyrtar të manifestimeve shtetërore për shënimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Sipas agjendës, parakalimi i FSK-së do të nisë në orën 11:30 dhe pritet të shoqërohet me masa organizative për mbarëvajtjen e aktivitetit.




