Forca e Sigurisë së Kosovës po merr pjesë në ushtrimin shumëkombësh “Dynamic Front 26”, të organizuar nga Ushtria Amerikane për Evropë dhe Afrikë. FSK përfaqësohet nga një togë mortajash e Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë, e cila ka zbarkuar në zonën stërvitore Grafenwöhr në Gjermani me kapacitetet e veta logjistike.
Gjatë ushtrimit, kontingjenti i FSK-së ka realizuar qitje ditore dhe nate me mortaja 120 mm në koordinim me Ushtrinë Amerikane dhe atë Italiane, duke dëshmuar profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri me forcat partnere.




