Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka kritikuar sërish kërkesën e Prokurorisë së Hagës për dënim me nga 45 vjet burg për secilin prej ish-krerëve të UÇK-së, duke e quajtur atë të papranueshme.
Ai tha se kjo kërkesë nuk ishte befasi, por shqetësuese mbetet fakti se mbi 200 shqiptarë kanë dëshmuar kundër çlirimtarëve, ndërsa kundër Sllobodan Millosheviqit kishin dëshmuar vetëm rreth 60 shqiptarë.
Gucati theksoi se të akuzuarit nuk kanë pasur mundësi të kryejnë krime lufte dhe shtoi se Kosova, sipas tij, është dashur të pastrohet nga strukturat dhe bashkëpunëtorët e regjimit të Millosheviqit.




