Konferenca e 62-të për Siguri në Mynih mbahet nga 13-15 shkurt dhe do të grumbullojë qindra udhëheqës botërorë. Nga Kosova do të marrin pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti, dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.
Temat kryesore të diskutimit janë lufta në Ukrainë, tensionet me Iranin, dhe sfidat transatlantike lidhur me sigurinë, tregtinë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Kryediplomati amerikan Marco Rubio do të mbajë fjalimin kryesor më 14 shkurt dhe më pas do të vizitojë Sllovakinë dhe Hungarinë për të forcuar bashkëpunimin rajonal dhe projektet strategjike.




